Flamurtari luan këtë fundjavë një ndeshje me Vllazninë dhe vlonjatët janë zotuar se do ta fitojnë këtë sfidë.

ër vlonjatët që thuajse janë të rënë në Kategorinë e Parë, kjo është një ndeshje prestigji, ndërsa duhet theksuar se vetë futbollistët duan që ta fitojnë këtë ndeshje edhe për tifozët, duke qenë se e luajnë në stadiumin e tyre pa praninë e tyre…

Por, në ndeshjen ndaj Teutës, një nga titullarët e skuadrës vlonjate, mbrojtësi i djathtë Olsi Gocaj mori kartonin e katërt të verdhë, duke e humbur ndeshjen e radhës me kuqeblutë.

Po ashtu edhe edhe Kreshnik Nebihu edh ky një tjetër futbollist i dalluar në radhët e kuqezinjve në këto javët e fundit.

E megjithatë janë të rinjtë vlonjatë ata të cilët në këtë sfidë janë të mobilizuar dhe kanë si synim marrjen e pikëve të plota ndaj shkodranëve, duke respektuar fanellën e Flamurtarit, por edhe tifozët e tyre…/Vipsport/