Ne Shkoder ndoshta nuk i vleresojne ashtu si duhet dhe per kete arsye jane te detyruar te provojne shanse te tjera ne ekipe te ndryshme qe ua japin mundesine.
Keshtu po ndodh me ekipin e Bylisit i cili perpos mesfushorit Aleksander Trumçi, i ka dhene mundesine per t’u stervitur dhe provuar edhe nje tjeter futbollisti shkodran.
Behet fjale per sulmuesin Joald Ivziku. Ai ka qene ne prove prej disa ditesh dhe sot ka luajtur per 90 minuta ne ndeshjen miqesore qe Bylis zhvilloi ndaj Orikut, ndeshje e cila ka perfunduar ne barazim 1-1.
Interesant eshte fakti se te vetmin gol per ballshiotet e ka shenuar pikerisht shkodrani Ivziku i cili perveç golit ka rene ne sy edhe per lojen e tij te mire.
Megjithate, per te ende nuk ka nje vendim nga drejtuesit e Bylisit nese do ta mbajne apo jo, por nese vijon te paraqitet si ne miqesoren e sotme, me siguri qe do ta bejne pjese te tyre.
19 vjeçari Ivziku eshte rritur tek Akademia KF Shkodra dhe ne sezonin e fundit ka dhene nje kontribut shume te madh per ngjitjen e kesaj skuadre ne Superlige.
www.shkodrasport.com