Mesfushori shkodran i Kastriotit, Abaz Karakaçi këputi ligamentin e gjurit të djathtë në stërvitje pak ditë më parë. Ai kreu me sukses ndërhyrjen në gju, teksa operacioni shkoi mirë.
Gjithçka është me dije nga klubi krutan, ku sipas parashikemeve 28 vjeçari Karakaçi do mungojë 6 muaj. Në fund të postimit nuk mund të mungonte një urimi, në mënyre që të ai të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.
Kastrioti do luajë në Superligë në edicionin që vjen, ndaj do ndjehet shumë mungesa e një futbollisti si ai.
Postimi
Mesfushori Abaz Karakaçi ka kryer me sukses ndërhyrjen në gjurin e këmbës. 28 vjeçari këputi ligamentet e gjurit të djathtë në njërën nga seancat stërvitore të pak ditëve më parë.
Karakaçi i është nënshtruar operacionit sot dhe gjithçka ka shkuar mirë. Sipas parashikimeve të stafit mjekësor, Karakaçi do të jetë jashtë fushës për një periudhë afro 6 mujore. Stafi teknik i KS Kastriotit, dhe shokët e skuadrës i urojnë shërim sa më të shpejtë mesfushorit Abaz Karakaçi