Lajme te mira per nje tjeter futbollist shkodran dhe behet fjale perseri per nje lojtar te “Albanian Ajax School”, Kevin Haverin. Ky i fundit prej disa kohesh ndodhet ne Itali duke u stervitur me ekipin e Mantoves.

Ka qene vete faqja zyrtare e AAS qe e ka “zbuluar” sonte nje gje te tille teksa shkruan: “Kevin Haveri lojtari i AAS U19 dhe Albania U19 besojme se do te startoje karieren e tij ne futbollin italian neser ne ndeshjen kunder Lazio te Inzagi. Ne i urojme Kevin shume suksese nderkohe qe ne vijim do kemi perseri te reja te tjera!”

Mesa duket neser do te kete nje test te ketij ekipi kunder Lacios qe drejtohet nga Inzagi dhe Haveri do te jete ne fushe, duke realizuar kesisoj endrren e pare te madhe te tij.

Duhet thene se ne janar te ketij viti, nje tjeter futbollist i AAS, pikerisht mesfushori Eslit Sala, kaloi ne Malte duke u bere pjese e ekipit kampion La Valletta.

Tashme mesa duket eshte rradha e Kevin Haverit per te hedhur nje hap te rendesishem ne karrieren e tij. Por nga ana tjeter, edhe AAS e permbushi mesa duket misionin e saj duke derguar futbolliste te spikatur ne Europe.
www.shkodrasport.com