Shkodrani Marash Kumbulla e nisi si titullarë sfidën me Ukrainën, ku së bashku em Ardian Ismajlin formuan dyshen e qendrës së mbrojtjes. 24-vjeçari bëri një ndeshje mjaft pozitive, duke ndihmuar kështu Kombëtaren të triumfojë 2-1 ndaj ukrainasve.

Pas këtij triumfi ka reaguar në rrjetet sociale. Kumbulla ka një mesazh falenderimi për çdo tifoz që ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin. Ndër të tjera ai shkruan se tashmë i presin akomë më shumë në shtëpi.

“E nisim Ligën e Kombeve me një fitore të rëndësishme në transfertë. Faleminderit tifozëve tanë që bënë një rrugë të gjatë për të na mbështetur. Prania juaj ka vlera të mëdha. Tani ju presim në shtëpi”, ka shkruar mbrojtësi i Espanyol.