Futbollisti me origjinë shkodrane Marash Kumbulla ka debutuar dy ditë më parë në Serinë B të Italisë me ekipin Hellas Verona. Lojtari 18 vjeçar i kombëtares Shpresa të Shqipërisë u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 74-të, kur rezultati i ndeshjes Verona- Çitadela ishte 2-0 për ekipin vendas dhe që në fund përfundoi me rezultatin e thellë 4-0 për Veronën.

Duhet thënë se para se të shkelte për herë të parë fushën, Kumbulla në ndeshjet e kaluara ka qenë 17 herë rradhazi në pankinë por pa luajtur asnjë minutë.

Ndërkohë, dy ditë më parë trajneri Fabio Grosso mori guximin që ta aktivizonte për herë të parë këtë futbollist që konsiderohet si e ardhmja e kësaj skuadre.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, vetë Kumbulla u shpreh mjaft i gëzuar për debutimin, duke shkruar: “I gëzuar për debutimin tim në Serie B, por akoma më i kënaqur për fitoren e skuadrës”.
© shkodrasport.com