Erzeni nuk ka nder mend te ndalet por do te vijoje te jete ne eliten e volejbollit shqiptar edhe per sezonin e ardhshem. Per kete arsye, drejtuesit e tij kane filluar menjehere te mendojne per ndertimin e ekipit dhe gjeja e pare qe kane bere ka qene rikonfirmimi i lojtareve kryesore te ekipit aktual.

E kane nisur nga volejbollisti shkodran Marjan Gjoklaj me te cilin kane rinovuar edhe per nje sezon tjeter. Kjo gje eshte bere e ditur nga vete faqja e klubit shijakas ne te cilin shkruhet:

“Marjan Gjoklaj, volejbollisti shkodran i Erzenit Voley, do të vazhdojë sërish të jetë pjesë e volejbollit shijakas.
Lojtari shkodran 1.98 cm, i datëlindjes 19/04/1995 ka firmosur edhe për një vit si pjesë e ekipit të Erzenit Voley ku objektivi i djaloshit shkodran është fitimi i trofeve.

Erzeni mban në gjirin e tij një lojtar të mirë, të kombëtares shqiptare të volejbollit, dhe volejbollisti shkodran vendos të qëndrojë sërish te një ekip plot histori.

Sezon të mbarë kampion!”