Sulmuesi shkodran, Ndue Mujeci ka ndryshuar deri më tani në karrierën e tij sportive 12-ekipe të ndryshme. 29-vjeçari duket se është aventurier dhe dëshiron të zbulojë edhe botën në një farë mënyre.
Mujeci ka luajtur deri më tani në Shqipëri me Vllazninë dhe Adën, në Letoni, Bullgari, Gjeorgji, Qipro, Turqi, Hong-Kong, Maqedoni te Veriut, Mal të Zi dhe se fundi ne Kosove.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, kontrata e tij më e gjatë me një klub është ajo me Ventspils, ku ka numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura, plot 64.
Ndërkohë që, golat më të shumtë i ka me Happy-Valley, ekip në Hong-Kong, aty ku në 24-ndeshje, ka shënuar plot 29-gola, më shumë se me çdo skuadër tjetër.
Maringlen ZHIVANI