Laçi ka pritur Partizanin në shtëpi në ndeshjen e radhës të kampionatit, me kurbinasit që kërkonin kthesën në këtë takim pas dy humbjesh, ndërsa “të kuqtë” thellimin e diferecës me ndjekësit. Por në fund takimi është fituar nga kurbinasit me rezultatin 1-0.

Me tre pikët e sotme, Laçi shkon në kuotën e 34 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e katërt në renditje, ndërsa Partizani mbetet me 46 pikë, po në vend të parë. Ndeshja e radhës për Partizanin do të jetë ajo kundër Flamurtarit, ndërsa Laçi do të përballet me Kastriotin.

Me shifrat 1-0, do të mbyllet pjesa e parë, me gol të mesfushorit shkodran Ndriçim Shtubina të shënuar në minutën e 12`, pas një penalltie të fituar nga kurbinasit. Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk do kishte gol tjeter deri ne fund dhe perfundimisht 1-0 per Laçin.

Nderkohe Kastrioti fiton finalen e mbjetesës kundër Kamzës me rezultatin 0-1. Ekipi krutan ka fituar në sajë të golit të vonë të mesfushorit koplikas Ersil Ymeraj i cili realizoi në minutën e 93′ të sfidës duke i dhënë ekipit të tij 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë dhe duke zhytur Kamzen e Ernest Gjokes ne vendin e fundit te tabeles se renditjes.