Sfida e shumepritur e boksierit shkodran Nelson Hysa po afron. Ashtu siç eshte bere e ditur, me 17 mars ne sallen sportive “Feti Borova” te kryeqytetit do te jete nje mbremje fantastike, shoqeruar me 8 ndeshje te boksit profesionist ku “qershia mbi torte” do te jete ndeshja e fundit, ajo e Hyses.
Nderkohe Universal Boxing Organization (UBO), nje nga Federatat Boterore te boksit profesionist ka lajmeruar diten e sotme se ndeshja e tij do te jete e vlefshme per te fituar gjerdanin e arte te kesaj Federate.
Permes faqes se saj zyrtare, UBO njekohesisht ka bere te ditur se kundershtari i boksierit shkodran do te jete afrikani nga Namibia Vikapita Meroro i cili ka 30 ndeshje ne boksin profesionist teksa ka fituar 15 prej tyre me nokaut.
Te dy keta boksiere do te ngjiten ne ring pra me 17 mars per te fituar titullin ndërkombëtar të peshave të rënda të Organizatës Universale të Boksit (UBO). Ne prezantimin e Hyses, vete kjo federate i ka bere jehone karrieres se tij, fillimisht ne boksin olimpik me medaljen e bronzte ne Europian dhe tashme si profesionist me 6 fitore ne po aq ndeshje te zhvilluara.
Kujtojme qe mbremjen e 17 marsit ne Tirane do te ngjiten ne ring edhe tre boksieret e tjere shkodrane, Senad Drini, Armando Grishaj dhe Arjon Kajoshi. Nje mbremje qe pritet te kthehet ne nje feste te vertete jo vetem per sportdashesit e kryeqytetit por edhe ato shkodrane te cilet kane shfaqur qe tani interes per te qene te pranishem ne “Feti Borova” dhe per t’i mbeshtetur boksieret e tyre.
Gjergj KOLA