Futbollistët shkodranë vazhdojnë të spikasin edhe në ekipet e kategorisë së parë. Pikërisht ata të Partizanit po e thonë ashtu siç duhet fjalën e tyre. Ka ndodhur kështu edhe sot në ndeshjen që ata kanë zhvilluar për javën e tetë të këtij kampionati teksa kanë pritur në Tiranën ekipin e Pogradecit. Kanë qenë pogradecarët ata që kanë kaluar të parët në avantazh, më pas ka barazuar Gjoka për të kuqëtë dhe kur dukej se ndeshja po shkonte drejt një barazimi, për skuadrën e kuqe ka menduar një shkodran. Pikërisht Orges Lini. Ai ka shënuar golin e dytë dhe të fitores në 10 minutat e fundit të ndeshjes duke i dhënë kësisoj Partizanit një fitore shumë të rëndësishme. Me fitoren e sotme,kjo skuadër është ngjitur në vendin e dytë në renditje me 16 pikë duke qenë vetëm tre pikë larg Lushnjës së vendit të parë. Kontributi i futbollistëve shkodranë tek kjo skuadër është i madh në këto rezultate teksa përveç Linit, janë pjesë e kësaj skuadre edhe Karakaçi, Tafa, Djepaxhia e Buliq.
www.shkodrasport.com