Partizani ka siguruar sot për herë të parë në këtë sezon kreun e Superiores, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Bylisin.

Të kuqtë kanë triumfuar në “Arenën e Demave” në një ndeshje ku sulmi la për të dëshiruar duke shfaqur përsëri të njëjtat probleme me finalizimin.

Për t’i dhënë një tjetër buzëqeshje Partizanit ka menduar një ish, mbrojtësi Preka, i cili pas një goditje këndi gjeti golin me kokë që mjaftoi për tre pikët e skuadrës kryeqytetase që ngjitet në krye, teksa lë Bylisin në zonën e rrezikshme në renditje.

PARTIZANI 1-0 BYLIS
71′ Preka