Nga Maringlen ZHIVANI

Futbollisti shkodran Roland Shkreli ka rezultuar vendimtar per skuadren e tij te Orikut pasditen e sotme.

Ai ka shenuar golin e fitores ne kete ndeshje, duke i dhene ne kete menyre fitoren ekipit te tij. Kjo fitore e mban Orikun ne krye te tabeles se renditjes. Ne fakt, takimi ne mes Orikut dhe Delvines ka qene shume i luftuar, teksa kete e tregon edhe fakti qe gjyqtari lezhjan Gerard Cokaj ka nxjerre nga xhepi gjashte here kartonin e verdhe.

Sa i takon kronologjise se ndeshjes, ne minuten e 58-te ka qene futbollisti shkodran Roland Shkreli ai qe ka shenuar, teksa me kete gol i dha fitoren ekipit te tij me rezultatin e ngushte 1-0.

Ne kete menyre, e gjithe ndeshja u mbyll me fitoren e Orikut, te cilet i falen golit te shenuar nga futbollisti shkodran. Kujtojme qe, Shkreli eshte rritur si futbollist tek Ada e Velipojes, teksa me pas ka firmosur me Bylisin dhe tashme luan tek Oriku.

Nderkohe, pjese e ketij ekipi eshte edhe nje shkodran tjeter dhe behet fjale per mesfushorin Suad Bega, i cili eshte nje futbollist shume i rendesishem ne formacionin e trajnerit te Orikut, Sherif Idrizaj.