Shkodrani Sokol Halili eshte rizgjedhur serish anetar i kryesise se Federates Shqiptare te Volejbollit. Zgjedhjet jane zhvilluar diten e djeshme ne Tirane dhe ne perfundim te tyre eshte kaluar edhe ne procesin e votimit te presidentit dhe kryesise se kesaj Federate.
Erlind Pellumbi eshte rizgjedhur ne postin e presidentit te volejbollit shqiptar. Ai ka qene kandidatura e vetme ne keto zgjedhje dhe njekohesisht ka marre votat unanime te anetareve me te drejte vote ne sportin e rrjetes. Ky do te jete mandati i tij i trete ne kete post.
Ndërkohë, paralelisht me votimin për president, dje u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues i FSHV-së. Kështu KE-ja e re e federatës do të përbëhet nga Artur Dhima, Dashamir Brari, Gentiana Nicaj, Konalsi Gjoka, Ornela Belba dhe Sokol Halili.
Siç shikohet, Sokol Halili eshte zgjedhur ne mes 6 anetareve te rinj te kesaj kryesie dhe si rrjedhoje edhe per kater vitet e ardhshme do te vazhdoje te jape kontributin e tij per kete sport.
Por bashke me te, eshte rizgjedhur serish si anetare kryesie edhe ish- volejbollistja e njohur Gentiana Nicaj e cila tashme prej disa vitesh po jep kontributin e saj ne zhvillimin e volejbollit ne qytetin e Lezhes dhe jo vetem. Ajo ka mbajtur edhe postin e zevendespresidentes se kesaj Federate dhe njekohesisht eshte edhe pedagode e edukimit fizik prane Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres.(www.shkodrasport.com)