Një sportist shkodran shpallet kampion Europe. Bëhet fjalë për Sokol Jakinin i cili jeton prej vitesh në Itali, aty ku ushtrohet me sportin e kikboksit. Pikërisht të shtunën që shkoi, ai ka zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme, të vlefshme për titullin Kampion Europe dhe ia ka dalë të triumfojë me sukses. Kjo fitore ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Në fundjavë ka qenë momenti i Sokol Jakinit, i cili jeton në Arexo të Italisë ku u kurorëzua kampion i Europës në sportin e kikboksit.
Në sallën, që mban emrin e legjendës së ringut italian dhe atij botëror Mario D’Agata, shqiptari i arteve marciale (27 vjeç) do të rrëmbente fronin e kontinentit, pasi do të mposhtte me nokaut në raundin e dytë sfidantin vendës Manuel Skarponi. Triumfi i shqiptarit erdhi pas organizimit model të Zen Shin Club, të udhëhequr nga Herman Di Mauro. Nuk është rastësi që një sportist i arteve marciale të triumfojë në evente të rangut europian dhe atij botëror. Jakini konkurron në nivelin profesionist në vitin 2012. Tashmë medalisti i artë kontinental garon në Sanda (Kik Boxe Cinese). Pak ditë më parë karateisti i Kombëtares shqiptare, Xhino Toli, do të shpallej kampion i botës në ëTKA, i zhvilluar në Toskana të Italisë, me pjesëmarrjen e mijëra sportistëve nga më shumë se 90 shtete. Shkodra kësisoj duhet të krenohet me Sokol Jakinin tashmë, një sportist që po shkëlqen në Europë.
Gjergj KOLA
Faksimile e gazetave italiane qe shkruajne per suksesin e sportistit shkodran