Futbollisti shkodran Alen Vukaj eshte shpallur pasditen e djeshme kampion i Italise per 15 vjeçaret me skuadren e Interit. Ai dhe skuadra e tij kane triumfuar ne finale ndaj Empolit vetem pas gjuajtjes se 11-metershave, nderkohe qe duhet theksuar se tek kjo e fundit ka luajtur nje tjeter shkodran, Oliver Blini.

Madje ky i fundit ka qene ai qe ka zhbllokuar rezultatin e ndeshjes ne minuten e 11-te kur ka kaluar ne avantazh Empolin. Ai ka gjuajtur me te majten brenda zones dhe topi ka perfunduar ne rrjete.

Me pas takimi ka dhuruar shume emocione dhe si rrjedhoje ne fund te 80 minutave eshte fiksuar rezultati i barabarte 2-2.
Kjo gje ka bere qe te dy ekipet te luajne edhe shtesen dhe ne fund eshte rregjistruar nje tjeter rezultat i barabarte 3-3 duke bere qe ata t’i drejtohen me pas gjuatjes se 11-metershave.

Nga pika e bardhe, per Interin ka qene i sakte sulmuesi Alen Vukaj qe ka realizuar 11-metershin e trete dhe ne fund te gjithe axurret i jane gezuar suksesit duke triumfuar 5-4 dhe duke u shpallur ne kete menyre kampione te Italise per sezonin 2022-23.

Vukaj kesisoj eshte shpallur edhe ai kampion, nderkohe qe shkodrani tjeter Blini eshte detyruar te pranoje humbjen. Duhet thene se ne rradhet e Empolit luan edhe nje tjeter futbollist shqiptar, pikerisht Smajlaj, nipi i ish- futbollistit te njohur Dritan Smajlaj, i cili ne kete ndeshje ka qene ne stol./SHKODRA-SPORT.COM/