Nje shkodran ka arritur nje tjeter sukses si trajner ne Itali. Behet fjale per te mirenjohurin Ylber Dibra i cili jeton prej vitesh ne kete vend dhe po ushtron edhe detyren e trajnerit te futbollit, detyre te cilen po e ben ne fakt me shume sukses.

Si rrjedhoje, ne sezonin 2021-2022 me ekipin e tij qe drejton ka arritur te fitoje nje trofe. Dibra drejton ekipin U15 te “Nuova Altofoglia” dhe e ka shpallur ate kampion per Rajonin “Marche dhe Duke” te Provinces Pesaro Urbino.

Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran ka bere nje paraqitje shume te mire duke mos e njohur fjalen humbje dhe ne kete menyre ka siguruar vendin e pare ne grupin A, njekohesisht duke fituar edhe te drejten per te dale ne finale.

Ajo eshte ndeshur me fituesen e grupit B Ostra Vetere, nje skuader kjo e forte nga Ancona, megjithate skuadra e Ylber Dibres ka dominuar ne te gjitha drejtimet dhe ka fituar me rezultatin e paster 3-0 duke u shpallur ne kete menyre kampion dhe duke merituar trofeun e vendosur nga organizatoret.

Nje sukses i tille padyshim qe e ka bere te ndihet mire ish- hendbollistin e Vllaznise Ylber Dibra qe tashme duke punuar prej vitesh prane futbollit, njeh edhe suksese te tilla ne karrieren e tij si trajner. Megjithate ndonese larg vendit te lindjes, ai ne çdo moment mundohet te ngreje lart emrin e Shqiperise dhe te Shkodres, qytetit te tij te lindjes.

Nga ana tjeter, ky trofe i fituar prej tij padiskutim qe eshte vetem fillimi i nje serie suksesesh sepse menyra si punon dhe perkushtimi qe shfaq ne pune Ylber Dibra, garantojne per te tjera trofe edhe ne te ardhmen.
Gjergj KOLA