Opinion nga Roland Luçi

Per ata qe mendojne se duhet stadium olimpik ne Shkoder le ti hedhin nje sy pistes, impianteve te kercimit se larti, se gjati, gjyles apo ne pergjithesi te 10-gareshit te cilat kane zene shkurre nga mosperdorimi (pavaresisht fajtorit apo faktoreve pengues), por ky eshte realiteti aktual.

Prandaj duhet nje arene simpatike futbolli dhe jo stadium “olimpik” thoni Kryeministrit, sepse jo vetem realizohet nje objekt bashkkohor qe i mbushur me entuziazmin e tifozerise se zjarrte shqiptare i imponohet kundershtareve te Kombetares sone, por kursen dhe fondet per objekte atletike qe shpejt do te behen pre e deleve e dhive, si keto aktualet qe shihen qarte qe nuk i perdor kerkush.
Territori qe do te tepronte duke ndertuar nje stadium vetem per futboll sigurisht qe ka vlere te mjaftueshme kembyese per ndertimin e nje impianti funksional per atletiken ne nje vend tjeter te pershtatshem, keshtu qe dhe te pasionuarit mbas saj te kene ambientet e tyre te stervitjes dhe garave.