“Fondacioni Lorik Cana 5”, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia Shkodër mesditën e së premtes kanë inaguruar një ambjent sportiv të ndërtuar në një nga kopshtet e këtij qyteti, pikërisht për fëmijët e tij.

Kanë marrë pjesë në këtë ceremoni edhe presidenti i Federatës Armando Duka, presidenti i këtij Fondacioni, ish- kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, ambadari hungarez në vendin tonë dhe shumë personalitete të tjera.

Në fillim të fjalës së tij, Cana ka shpjeguar për të pranishmit edhe arsyet e këtij misioni që ka marrë përsipër duke premtuar te tjera ambjente te tilla edhe ne qytete te tjera sepse sipas tij, e ardhmja jane femijet.

Një inisiativë e tillë për ndërtimin e këtyre ambjenteve sportive është mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe sipas presidentit të saj Armando Duka, do mbështetet edhe në të ardhmen, ndërkohë që kryebashkiakja Ademi ka theksuar se investime të tilla do të vijojnë edhe në kopshte të tjera.

Nga dita e sotme, vogëlushët do të kenë në dispozicion të tyre një fushë sportive jo vetëm për t’u argëtuar me lojrat e tyre të dashura por edhe për tu rritur më të shëndetshëm.

Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, është vlerësuar nisma e ndërmarrë dhe është vënë theksi në shtrirjen e kësaj nisme edhe në kopshte të tjera në territorin e Bashkisë Shkodër.

Në fakt Shkodra meriton më shumë vëmendje për terrene sportive sepse të rinjtë e duan sportin dhe prandaj, të gjithë mbesim me shpresë se ambjenti i inaguruar sot, të pasohet nga të tjerë edhe në të ardhmen.