Luis Suarez do të mungojë për 4 muaj. Sulmuesi uruguajan u operua në meniskun e gjurit të djathtë ditën e sotme nga kirurgu Roman Kuga.
Klubi i Barcelonës konfirmon lajmin në faqen e tij zyrtare.
32-vjeçari shfaqi shqetësimë gjatë dhe pas gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës me Atletiko Madridin (2-3). Ai u detyrua të operohej për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme që ka patur në menisk.
Tashmë, drejtuesit e Barcelonës vihen në një situatë tepër të vështirë pasi duhet të gjejnë një sulmues rezervë. Suarez humbet sfidat kundër Napolit në Ligën e Kampioneve, të cilat luhet në datat 25 shkurt dhe 18 mars./panorama-sport/