Coronavirusi ka paralizuar vendin, ndërsa të prekurit nga ky infeksion janë edhe njerëz të futbollit.
Veç Florian Rizës i cili ka fituar “luftën” ndaj COVID 19, janë edhe dy të tjerë që janë infektuar. Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Armand Duka, në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në Fokus” në TvT deklaroi se edhe futbolli shqiptar është prekur nga pandemia.
Sipas kreu të FSHF-së, dy e kanë kaluar, ndërsa i treti vijon të përballet me këtë virus të frikshëm. Ai nuk ka dhënë detaje me identitetin e të prekurve duke u mjaftuar me vetëm numrin e tyre./newsport/