Me vonese dhe shume probleme megjithate Flamurtari i Vlores ia ka nisur punes. Drejtuesit e klubit po mundohen te ndertojne skuadren me lojtare te rinj dhe per momentin jane fokusuar edhe tek futbollistet shkodrane.
Perveç sulmuesit Xhevahir Sukaj dhe mbrojtesit Olsi Gocaj, diten e djeshme eshte bashkuar ne stervitje me bregdetaret edhe nje futbollist tjeter shkodran. Behet fjale per mbrojtesin Denis Pjeshka.
24 vjeçari ka mbyllur nje sezon jo te mire me Laçin per shkak te demtimeve qe ka kaluar megjithate tashme kerkon te tregoje vlerat e tij me te mira dhe kete shpreson ta beje tek Flamurtari.
Pjeshka eshte nje futbollist qe mund te luaje ne 3-4 pozicione, duke filluar nga ai i qendermbrojtesit, i mbrojtesit te krahut te majte, te djathte e po ashtu edhe ne rolin e mesfushorit shkaterrues.
Pjeshka eshte rritur tek Akademia Vllaznia dhe filloi te spikase edhe me ekipin e pare te kuqebluve, nderkohe qe me pas kaloi tek Laçi dhe tashme tek Flamurtari. Aty ku kane formuar nje “koloni” shkodrane e cila ka marre persiper t’i jape nje dore Flamurtarit per te tejkaluar problemet qe ka patur sefundmi.
www.shkodrasport.com