Mançester Siti ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Championsin e për më tepër, duke realizuar edhe tripletën e famshme. “Qytetarët” e Guardiolës mundën Interin me rezultatin 1-0, aty ku Guardiola u rikthye edhe një herë tjetër te trofeu me veshë të gjatë.
Në përfundim të ndeshjes, Tieri Henri ka folur për historinë e këtij takimi dhe nuk i ka kursyer elozhet për Guardiolën duke e konsideruar më të mirin në histori e duke i mbyllur gojën kritikëve.
“Ka fituar 2 herë tripletën me skuadra të ndryshme. Asnjëri të mos flasë më për Guardiolën, nuk dua t’iu dëgjoj. Shkoni të flini gjumë sepse nuk dini çfarë flisni.
Ai është trajneri më i mirë që kam parë ndonjëherë. A keni më argumente? Çfarë do të thoni, apo do të thoni që duhet të fitojë edhe një tjetër tripletë”, u shpreh Henri.