Diten e sotme jane publikuar ne media disa vendime te marra nga kryesia e Federates Shqiptare te Xhudos ne mbledhjen e saj te djeshme. Nje nder vendimet e marra ka qene edhe perzgjedhja e elementit me te cilin po punohet gjate kesaj periudhe ne pergatitjet per Lojerat e Mesdheut qe do zhvillohen ne muajin qershor. Nga tre emrat e perzgjedhur, asnjeri prej tyre nuk eshte i Vllaznise dhe per rrjedhoje ka reaguar presidenti i Akademise Judo Kodokan Albania, i mirenjohuri Anton Shkoza.

“Te them te drejten jam çuditur nga nje perzgjedhje e tille. Jane tre sportiste qe mendoj se nuk duhet te jene te zgjedhur per te marre pjese ne kete eveniment te rendesishem siç jane Lojerat e Mesdheut. Ajo qe me befason eshte deshira gjithnje e me e madhe e kryesise se kesaj Federate per te anashkaluar sportistet e Vllaznise dhe te Akademise qe une drejtoj. Por ne fakt nuk munden ta bejne nje gje te tille sepse ekipet e Vllaznise jane kampione kombetare me te gjitha grupmoshat. E kam te qarte se kjo ka ardhur pas problemeve qe une kam patur me drejtuesit e kesaj Federate te cilet i kam kontestuar qe ne fillim per menyren si jane zgjedhur dhe si kane shkuar punet. Por per te mos i acaruar gjerat, une jam terhequr dhe trajner i ekipit te Vllaznise eshte Anton Cena. Ne fakt edhe ai as nuk eshte pyetur fare per kete perzgjedhje dhe prandaj jam shume i indinjuar. Federata Shqiptare e Xhudos kurrsesi nuk mund ta anashkaloje Vllaznine dhe Akademine Albania Judo Kodokan. Mjafton t’u them se pjestare te tjere jane plot 90 sportiste sot ndersa ne Tirane maksimumi i sportisteve qe mund te merren me xhudo shkon ne numrin 20. Ne kushte te tilla, nuk mund te anashkalohen me nje te rene te lapsit keto sportiste kampione qe kane te dhena shume me te mira se ato te tre qe jane perzgjedhur per te qene pjesmarres ne Lojerat Mesdhetare. Une do ta ndjek kete çeshtje edhe ne Ministri edhe ne Komitetin Olimpik Shqiptar sepse eshte e padrejte nje gje e tille”-ka thene per gazeten online www.shkodrasport.com mjeshtri Shkoza.

www.shkodrasport.com