Shkumbini nuk arriti të fitonte finalen e “Play out” ndaj Veleçikut. Skuadra peqinase humbi mundësi për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Ndeshja u vulos nga një gol në minutën e 111-të dhe i hoqi mundësin Shkumbit për të siguruar një vend në të Parën. Por klubi peqinas ka dhe një tjetër shans pasi do të luaj ndaj Luzi 2008 për një bilet për Kategorinë e Parë pas përjashtimit të Kamzës në Kategorinë e Dytë.

Me anë të një postimi në faqen e tyre klubi i Shkumbit ”sulmon” disi klubin e Veleçikut, por edhe shprehen se fati nuk ishte me ta në këtë ndeshje.

Postimi i Shkumbinit:

Perfundon ne Shijak, humbasim 0-1 kundrejt nje ekipi balerinash.. Humbasim ne numra por jo ne ate cka dha skuadra.Me nje lojtare me pake , me demtim te jonit dhe shtylla e Isajit dhe nje gabim i mbrojtes coj ne kete humbje tonen… I falenderojme cunat gjithsesi , ata dhane zemren ne fushe, por shpresojme qe qofte nje here te vetme te na buzeqeshe fati ne finalen tjeter perballe Luzi 2008.

Nuk e meritonim kete kete disfate por zhgenjimi dhe inati te cilin e kemi mare gjate ketij sezoni ta kthejme ne shperblim per djersen mundin qe kemi harxhuar kete sezon.
Falenderime shkojne per Tifozet tone…

Dashuri e perjetshme eshte ky klub kto ngjyra, ku nje ndeshje qe vendos fatet per te kaluar ne kategorine e 2-te per nga rendesia ne Shqiperi te duket si Champions League..
Te Derrmuar te inatosur te pafat por me nje zemer te ngurte do ta realizojme objektivin…

FORCA SHKUMBINI …