Shkumbini nuk ka vonuar dhe pas largimit të trajnerit Lorenc Pasha, peqinasit kanë ulur në stolin e skuadrës Artan Banon, një emër i njohur ky për futbollin shqiptar.
Bano ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri duke nisur karrierën me Lushnjen, Tomorin, Skraparin, Egnatian e Shkumbinin.
Peqinasit i ka drejtuar më parë në vitin 2018-2019 dhe tani rimerr përsëri timon e skuadrës. Lëvizje e zgjuar nga ana e drejtuesve të Shkumbinit të cilët sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe duan të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit peqinas duke i uruar mirëseardhjen trajnerit Bano.