
Ndeshja e javës së 21-të të kampionatit të Superligës në mes Shkumbinit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e dielë. Sipas kalendarit të caktuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, kështu është vendosur teksa bashkë me këtë ndeshje, po të dielën do të luhen edhe pesë sfida të tjera. Interesant është fakti se takimi Tirana- Skënderbeu ishte caktuar fillimisht të luhej ditën e shtunë por me kërkesën e klubit korçar, Federata vendosi që ta shtynte për të dielën këtë ndeshje. E habitshme kjo kur pak ditë më parë, një kërkesë e tillë e klubit Vllaznia nuk u mor fare parasysh nga ky institucion megjithëse kërkesa e shkodranëve ishte shumë e justifikuar sepse në ditën e ndeshjes së saj me Tomorin ishte festa e Pashkëve. Kësisoj duket qartë se në FSHF përdoren standarte të ndryshme për skuadra të ndryshme. Ndeshja Shkumbini- Vllaznia do të luhet ditën e dielë pra dhe do nisë në orën 14.00. Ajo konsiderohet shumë e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të kuqebluve dhe pretendimet e tyre për në Kupat e Europës sepse rivalët e tyre kanë kalendar disi të vështirë dhe mund të ndalen këtë javë.
Ja kalendari i plot i ndeshjeve të javës së 21-të të Superligës:
6 prillBesa- Kastrioti
7 prillShkumbini- Vllaznia
Teuta- Kukësi
Tirana- Skënderbeu
Flamurtari- Luftëtari
Tomori- Apolonia
Laçi- Bylis
www.shkodrasport.com