Në kampionatin e Maqedonisë së Veriut u luajtën sot sfidat e javës së 32-të, ku pati rezultate interesante. Kështu, në takimet e luajtura sot, Shkëndija arriti të marrë një fitore të madhe 4-3 në transfertë ndaj skuadrës së Makedonija, teksa vendimtar për tetovarët ishte dygolëshi i Besart Ibrahimit.
Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Pelister, por lajmi i madh për kryeqytetasit është se vitin tjetër do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës së Europës.
Në ndeshjet e tjera që u luajtën sot, Struga mundi 1-0 Vardarin, Rabotniçki mposhti në shtëpi 3-1 Sileksin, Renova humbi 2-0 në transfertën ndaj Borecit ndërsa Belascia u mund 0-2 në shtëpia nga Akademija Pandev.
Më poshtë rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në elitën e futbollit të shtetit fqinj…
Java e 32-rezultatet
Belasica – Akademija Pandev 0-2
Borec – Renova 2-0
Makedonija GP. – Shkëndija 3-4
Rabotnicki-Sileks 3-1
Shkupi-Pelister 0-0
Struga-Vardar 1-0