Ka protesta dhe protesta. Ka reagime dhe reagime, por që një karton i kuq mund të sjellë një tragjedi, nuk ka ndodhur akoma.

Në fakt, ishte shumë pranë gjatë një ndeshjeje mes diletantësh në Francë.Gjatë pjesës së dytë, gjyqtari vendosi që Axel, lojtar i ekipit vendës Boroc, pas një faulli të rëndë, të ndëshkohej me karton të kuq.

Gjithçka në rregull dhe lojtari ka lënë fushën pa protestuar shumë dhe këtë e ka bërë vetëm se në kokë kishte një plan tjetër.

Axel është futur sërish në fushë më pas, por këtë herë i armatosur. Kishte një pushkë në dorë dhe ia ka vënë në kokë Slimane, lojtarit me të cilin u konfrontua.

Më pas Axel është arrestuar. Pushka ishte e mbushur në fakt.

Axel është denoncuar më pas nga Slimane dhe tashmë është dënuar me 4 muaj burg. Me 3 muaj burg është dënuar edhe magazinieri, i cili i dha lojtarit pushkën. /Vipsport/