Futbollistët anglezë si Xhude Bellingam, Xhejdon Sanço dhe tani Gitens kanë përparuar duke bërë kërcimin në Dortmund. Pak klube kanë më shumë bujë kur bëhet fjalë për nënshkrimin e talenteve të rinj sesa Borusia Dortmund.
Ata mund t’u referohen provave, janë ata që zgjodhën futbollistët si Erling Haland (Mançester Siti) ose Xhude Bellingam (Real Madrid) përpara se të bëheshin yje botërorë. Së shpejti mund të ketë më shumë theks anglez në “Signal Iduna Park”, sepse sipas Fabricio Romano, Dortmundi ka kontaktuar Eiden Heven (18 vjeç), mbrojtësin e Arsenalit, kontrata e të cilit mbetet vetëm deri në verë dhe për të cilin mund të konkurrojë kundër Ajaksit.
Një futbollist që deri më tani është thuajse i panjohur, pasi dyshja e paprekshme Gabriel-Saliba në ekipin e parë e ka lënë pa mundësi dhe vazhdon të luajë për rezervat e “Topçinjve” me Maldini Kacurrin.
Ekspertët në Angli dhe më gjerë i bëjnë jehonë cilësive të Heven, talent me premisa të mëdha. Kalimi në Dortmund mund të shërbejë si “trampolinë” për vetë lojtarin dhe të blindojë prapavijën e verdhezinjëve, e cila nuk ndodhet aktualisht në një gjendje të mirë.