Është hedhur në Stamboll, shorti i Champions League, ku u zbardhen edhe 8 grupet me nga katër skuadra, të cilat do t’i japin start udhëtimit drejt trofeut më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër.
Shorti ka qenë i pamëshirshëm që në fillim, pasi ka grupuar skuadrat e forta bashkë, në të njëjtat grupe. Kështu, në Grupin A ka 3 ekipe të forta si Mançester Siti, PSG dhe Lajpcig.
Njëkohësisht, edhe Atletiko Madrid, Liverpul dhe Milan janë bashkuar në të njëjtin grup. Përballje interesante janë padyshim edhe ato mes Bajernit dhe Barcelonës në të njëjtin grup, apo Realit me Interin e Juves me Çelsin fituese në fuqi të turneut.
NDARJA E GRUPEVE:
GRUPI A:
Mançester Siti, PSG, Lajpcig, Klub Bryzh
GRUPI B:
Atletiko Madrid, Liverpul, Porto, Milan
GRUPI C:
Sporting Lisbonë, Borusia Dortmund, Ajaks, Beshiktash
GRUPI D:
Inter, Real Madrid, Shakhtar Donjetck, Sherif Tiraspol
GRUPI E
Bajern Mynih, Barcelona, Benfika, Dinamo Kiev
GRUPI F:
Vijareal, Mançester Junajtid, Atalanta, Jang Bojs
GRUPI G:
Lilë, Sevija, Salcburg, Volfsburg
GRUPI H:
Çelsi, Juventus, Zenit, Malmo
NDARJA NË VAZO:
VAZO 1: Çelsi, Vijareal, Atletiko Madrid, Mançester Siti, Bajern Mynih, Inter, Lilë, Sporting Lisbonë
VAZO 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Mançester Junajtid, PSG, Liverpul, Sevilja, Borusia Dortmund
VAZO 3: Porto, Ajaks, Shakhtar Donjetck, Lajpcig, RB Salcburg, Benfika, Atalanta, Zenit
VAZO 4: Beshiktash, Dinamo Kiev, Klub Bryzh, Jang Bojz, Milan, Malmo, Volfsburg, Sherif Tiraspol