Nga edicioni i ardhshëm i Champions League, gjithçka do të ndryshojë, edhe në sistemin e shortit të ndeshjeve.
Metoda aktuale do të zëvendësohet nga një e ashtuquajtur hibride.
Simulimet e shortit të UEFA-s kanë treguar se një short manual për formatin e ri do të zgjaste nga tre deri në katër orë dhe do të kërkonte 900 gogla.
Në vend të kësaj do të përdoret një metodë e re hibride – klubet do të tërhiqen manualisht dhe më pas kompjuteri do të marrë përsipër dhe do të zgjedhë tetë kundërshtarët e tyre.
Shorti i ri hibrid pritet të zgjasë rreth 35 minuta – të njëjtën kohëzgjatje si shorti aktual për formatin ekzistues.Një kompani angleze IT po krijon softuerin që do të kryejë pjesën digjitale të shortit. Do të ketë gjithashtu dy sisteme softuerike rezervë./telesport/