Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i turit të parë të ndeshjeve të Champions League. Vëmendjen më të madhe të tifozëve shqiptar e morën Partizani, Ballkani dhe Struga. Të treja ekipet shqiptare mësuan kundërshtarin e tyre në këtë tur, teksa ndeshjet e para do të luhet 11 dhe 12 Korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

Goglat për Partizanin “peshkuan” kampionët e Bjellorusise, FC BATE Borisov, me sfidën e parë që do të luhet në Shqipëri më 11-12 korrik, ndërsa pas një jave në transfetë.

Një kundërshtar i kalueshëm për demat, të cilët do të tentojnë kalimin e në turin tjetër të këtij kompeticioni.Ballkani do të duelojë me skuadrën kampione të Bullgarisë, PFC Ludogorets 1945.

Sfida e parë do të luhet në Kosovë, ndësa një javë më pas do të udhëtojë ekipi Ilir Dajës në transfertë. Gjithashtu edhe Struga e Shpëtim Duros gjen si kundërshtarë në turin e parë ekipin e FK Žalgiris Vilnius nga Lituania.