Vllaznia e femrave ka mesuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges se Kampioneve te Europes. Perballe saj do te jete skuadra kampione e Turqise, ALG Spor Kulubu.
Ky eshte verdikti i shortit te hedhur mesditen e sotme ne Nion te Zvicres. Njekohesisht, sipas ketij shorti, ndeshja ne mes ketyre dy ekipeve do te luhet me date 3 ose 4 nentor ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Siç kemi bere te ditur mundesite kane qene per t’u ndeshur me kampionen e Turqise ose ate te Izraelit. Kuptohet qe tashme gjtihçka eshte vendosur dhe Vllaznia duhet te nise te mendoje per sfiden e fillim nentorit me kampionen turke.
Do te jete nje ndeshje e vetme qe do te luhet dhe skuadra qe do te fitoje, do te kaloje ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes.
Vllaznia padiskutim qe ka objektiv kalimin e turit ashtu si dhe vitin e kaluar por kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse kundershtari eshte shpallur perhere te pare kampion i Turqise dhe ka bere investime ne skuader para kesaj pjesmarrje duke grumbulluar lojtare cilesore ne rradhet e tij./SHKODRA-SPORT.COM/