Pas kualifikimit në ndeshjet e turit të parë, është mësuar edhe emri i skuadrës kundërshtare të Vllaznisë për në turin e dytë. Sipas një shorti të paracaktuar që më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit, skuadra shkodrane do të ndeshet në turin e dytë me Shkumbinin. Ndeshja e parë do të luhet në Peqin ndërsa e kthimit në Shkodër.

Në pamje të parë duket një short i favorshëm teksa Vllaznia është e pozicionuar në grupin A megjithatë turi tjetër pastaj do të jetë shumë i vështirë sepse kuqeblutë do përballen në grup me ekipe të tilla si Tirana e Skënderbeu. Ndërkohë sa i takon ndeshjeve të sotme, për t’u përmendur është paraqitja e Adës në Berat ndaj Tomorit të Superligës. Ndeshja ka qenë e barabartë dhe vetëm një gabim në pjesën e parë në mbrojtje, i ka shkaktuar eliminimin velipojakëve vetëm me golaverazh.Ja ndeshjet e sotme: