Në Nyon është hedhur sot shorti i eliminatoreve të Europianit 2021 për futbollin e femrave. Kështu, Shqipërisë i ka takuar të jetë në Grupin E, ku gjithashtu bëjnë pjesë edhe Skocia, Finlanda, Portugalia dhe Qipro, të gjithë kundërshtarë mjaft të fortë.
Është përcaktuar ndërkohë që edhe kalendari i ndeshjeve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani e nis në shtëpi, më 2 shtator, kur do të presë Finlandën.
Ndeshja e fundit në program është ajo me Portugalinë në transfertë, më 22 shtator 2020. Faza finale e Europianit 2021 për femra zhvillohet në Angli, në muajin korrik.
Ja dhe kalendari i plotë i ndeshjeve:
2 shtator 2019
Shqipëri-Finland
4 tetor 2019
Shqipëri-Portugali
8 tetor 2019
Finland-Shqipëri
8 nëntor 2019
Shqipëri-Skoci
11 mars 2020
Qipro-Shqipëri
5 qershor 2020
Skoci-Shqipëri
18 shtator 2020
Shqipëri-Qipro
22 shtator 2020
Portugali-Shqipëri