Pas diçka me pak se dy oresh do te hidhet ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit shorti i turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise, teksa do te mesohen edhe kater çiftet e ketij turi qe do te vazhdojne me tej garen.
Nje short qe pritet me interes edhe ne Shkoder. Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” mbremjen e djeshme ka hapur sondazhin per te mesuar preferencat e lexuesve te saj per emrin e kundershtarit me te cilin do te deshironin qe te ndeshej Vllaznia ne kete tur.
Siç mund ta shikoni edhe me poshte, pjesa me e madhe e tyre, konkretisht 47 % e atyre qe kane votuar, duan Teuten perballe Vllaznise ne ndeshjet e ketij turi te Kupes se Shqiperise. Nje preference e tille vjen ndoshta ngaqe durrsaket nuk po kalojne nje moment te mire ne kampionat teksa mbyllin tabelen e renditjes.
Ne vend te dyte si skuadra me e preferuar ne kete short eshte Kukesi per te cilin kane votuar 30 % e lexuesve tane pjesmarres ne kete sondazh. I treti eshte Erzeni me 15 % ndersa skuadren qe duket se nuk e deshirojne ta kene perballe eshte Laçi, te cilen e kane zgjedhur vetem 8 % e votuesve.
Megjithate keto jane thjesht preferenca. Emrin e kundershtarit do ta percaktoje shorti qe do te hidhet sot ne oren 11:00 ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/