Pep Guardiola edhe pse njihet si një trajner me filozofi sulmues, sërish nuk le pas dore as repartin e mbrojtjes.

Në fakt, trajneri spanjoll për difensivën ka shpenzuar pa u kursyer aspak, teksa nëse llogarisim këto tre vitet e fundit te “qytetarët”, ish-tekniku i Barcelonës dhe Bajernit ka harxhuar më shumë se 300 milionë euro.

I fundit në listë ishte Zhoao Kanselo nga Juventusi, i cili kushtoi 65 milionë euro, ndërkohë që pas tij rreshtohen emra si Laport për 65 milionë, Mendi për 57 milionë, Uolker për 53 milionë, Danilo për 30 milionë dhe Xhon Stons për 56 milionë euro.

Shpenzime të cilat nëse mblidhen të japin shifrën e 326 milionë eurove. Megjithatë, loja e bukur ka kosto dhe Guardiola është në klubin e duhur, teksa sheikët e Sitit mund të plotësojnë të gjitha dëshirat e teknikut, ndërsa ëndërrojnë trofeun e Champions League./vipsport/