Kriza financiare që ka mbërthyer klubet shqiptare duket se është bërë e modës këtë sezon, por ajo po vihet re në ekipe modeste në Kategorinë e Parë, kryesisht te Burreli apo dhe Turbina e Cërrikut.
Madje, të dyja ekipet kanë pasur probleme edhe në mos organizim, pa mbaruar mirë pjesë e parë e sezonit ka pasur lojtarë që janë larguar. Por edhe të tjerat si: Tomori, Egnatia, Besa, Iliria e ndonjë tjetër nuk janë pas…
Turbina ka pasur një krizë të theksuar, madje vetëm për këtë sezon lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen 2 herë nga 4-5 ditë!
Por, pa u mbyllur mirë gjysma e parë e sezonit, nga Cërriku janë dy futbollistë që po largohen. Nigerianët Ugoçuku dhe Ejo, të cilët nuk kanë ndërmend që të luajnë më pasi ata pretendojnë se kanë disa muaj pa u paguar nga cërrikasit.
Por ka edhe titullarë të tjerë, të cilët duket se nuk kanë ndërmend që të vijojnë të luajnë pa marrë rrogat.
Me sa duket, skuadra duket drejt shpërbërjes dhe aktualisht ndodhet në vend të fundit në Grupin B që të çon automatikisht në Kategorinë e Dytë./vipsport/