Edhe njëherë, portieri i Italisë dhe AC Milanit, Gianluigi Donnarumma, konsiderohet si portieri më i mirë i ri, një pozitë që ai e ka prej vitit 2017, por që në vitin 2017 kishte qenë i dyti.
Në listën për vitin 2019 është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës dhe Manchester City, Aro Muric.
Njëra prej lojërave më interesante online, FIFA 19, e ka vendosur portierin e Kosovës si njërin prej 20 portierëve më të mirë.
Donnaruma ka çmimin më të lartë në FIFA 19, derisa sipas lojës ka vlerësimin 90 apo 9.0.
Në këtë vlerësim të FIFA 19, kosovari vlerësohet me notën 80 apo 8.0 dhe është njëri prej portierëve më të rinj nga 20 të tjerët.