UEFA ka vendosur që këtë vit, përfitimet nga pjesëmarrja në kualifikueset e Ligës së Europës të jenë më të larta në krahasim me vitet e tjetra, ku një rritje kanë pësuar shpërblimet në turet eliminatore, me 5 deri në 10 mijë euro.
Kështu, skuadrat të cilat do të luajnë në turin paraeliminator do të përfitojë 220 mijë euro, nga 215 mijë që ka qenë më parë.
E vetmja skuadër shqiptare që do të luajë në këtë tur, është Prishtina, ndërkohë që skuadrat e tjera e nisin nga turi i parë dhe do të përfitojnë nga 240 mijë euro, ndërkohë që më parë ka qenë 230 mijë euro.
Çdo fitore në fazën e grupeve, ka vlerën e 570 mijë eurove, ndërsa barazimet vlerësohen me 190 mijë euro. /Vipsport/
Ja sa përfitojnë skuadrat në “Europa League”:
Turi paraeliminator 220.000 euro
Turi i parë kualifikues 240.000 euro
Turi i dytë kualifikues 260.000 euro
Turi i tretë kualifikues 280.000 euro
Faza play-off 300.000 euro
Pjesëmarrja në grupe 2.92 milionë euro
Kualifikimi në fazën e 1/32 1 milion e para dhe 500.000 euro e dyta e grupit
Kualifikimi në fazën e 1/16 1.1 milionë euro
Kualifikimi në çerekfinale 1.5 milionë euro
Kualifikimi në gjysmëfinale 2.4 milionë euro
Kualifikimi në finale 4.5 milionë euro
Fituesi i Ligës së Europës 4 milionë euro