Nga Endri ÇINARI

Pas 30 javëve të zhvilluara të Superiores, Vllaznia ngelet ekipi që ka shënuar më së shumti gola. Shkodranët e kanë gjetur rrjetën plot 47 herë deri më tani, duke qenë kështu ekipi që ka tundur më tepër rrjetat e kundërshtarëve. Por ajo që vlen të theksohet tek shkodranët është shpërndarja e golave mes reparteve dhe futbollistëve.

Kështu patjetër reparti që ka shënuar më shumë është sulmi. Me Balajn që numëron 14 gola, Mala 6, Dodaj 5, Çoba 3, Gruda 3, Delaj 1 dhe Mensah 1.

Me një total prej 33 golash të shënuar nga sulmuesit e skuadrës shkodrane. Nga ana tjetër mesfushorët e ekipit kanë shënuar me Qaton 2, Alivoda 1, Deliu 1, Sala 1 dhe Kahrimanoviç 1, për një total prej 6 golash nga ky repart.

Por po ashtu 6 gola ka shënuar edhe reparti i mbrojtjes me Stojanoviç 3 gola, Bajrami 2 gola dhe Spahija 1 gol. E ndërsa këtë sezon janë edhe dy autogola në favor të shkodranëve për të kompletuar totalin e 47 golave të shënuar deri më tani në kampionat pas 30 javësh.(www.shkodrasport.com)