Humbja 5-0 në Letoni dhe barazimi 3-3 në “Elbasan Arena” ka ngjallur dyshime të shumta. Luhatjet e forta të koeficentëve të basteve ngrenë shumë pikëpyetje në lidhje me golat e shënuara.
Të shumta kanë qenë aludimet e tifozëve, të cilët akuzojnë skuadrën gjirokastrite për trukim.
“Shqiponja Bluzi” janë acaruar së tepërmi pas barazimit me gola. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tifozëve, ata kërkojnë largimin e të gjithë fajtorëve për këtë situatë.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë cilësuar të turpshëm “teatrin” e Luftëtarit në fushën e lojës.
Dyshimet per trukimet e ndeshjeve te skuadrave shqiptare ne Kupat e Europes rikthen serish, madje vetem pak kohe pas marrjes se denimit 10 vjeçar nga Skenderbeu.
Shqiptaret mesa duket nuk duan te zene mend ne kete drejtim dhe historite e shemtuara vazhdojne. E pranojne edhe vete tifozet e Luftetarit se sonte ka qene nje teater.