Oriku “masakrohet” nga Komisioni i Disiplinës. Trajneri Besmir Shabani është pezulluar me 8 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Më të njëjtën “akuzë” janë dënuar kapiteni Albano Çaushaj, Erald Kapo dhe Julian Gjinaj.
Gjithçka lidhet me ndeshjen e së shtunës luajtur kundër Adës. Për “Panorama Sport” ka reaguar pas këtyre vendimeve administratori Muharrem Jazaj, i cili thotë se skuadra u përgjysmua para ndeshjes me Veleçikun.
“Jam shumë i shokuar. Gjithë fazën e dytë ishim në krye, por tani ndodhi e papritura. Një arbitër i papërgjegjshëm na ndëshkon ndërkohë që fituam ndeshjen me 8 lojtarë.
Na morën në qafë dhe na kanë çorientuar. Nuk e prisja, jam shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur. Na poshtëruan në Orikum. Kur provokon me katër të kuq, njerëzit do të reagojnë.
Por ai vetëm gjyqtar nuk ishte, ishte një rrugaç. Ne kemi ndeshje të vështira, por do të luftojmë edhe pse nuk kemi armët dhe ekipin. Ata nuk na ndalën dot në fushë dhe tani na përgjysmuan ekipin. Nuk e prisja”, përfundon Jazaj.