Arbitrat jane kthyer ne çeshtje dite ne Shkoder qe prej mbremjes se djeshme. Te zhgenjyer nga ndodhia ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ndaj Partizanit kur Vllaznise iu mohua nje gol mese i rregullt ne minuten e 93-te qe do t’i jepte fitoren asaj, shkodranet kane filluar te bejne llogarite sesa pike u mungojne kete sezon.

Drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri, gjate nje lidhje Skype me emisionin “Sport Magazine” ne Ora News, eshte shprehur se “arbitrat i kane hequr Vllaznise 30 pike. Mbase shifra eshte disi e madhe, por ai keshtu eshte shprehur.

“Vllaznia kishte shkuar ne Elbasan per t’u ndeshur ndaj Partizanit dhe per te kerkuar nje gol ose edhe per nje barazim, duke ditur qe ndeshjen e kthimit e ka ne Shkoder dhe me mbeshtetjen e tifozeve te zjarrte te saj, te kerkoje kualifikimin per ne finale.

Loja po shkonte sipas parashikimeve dhe ne minuten e 92-te sipas nje skeme te bere gjate gjithe javes ne stervitje, nga nje goditje kendi, Vllaznia shenoi nje gol shume te bukur qe çuditerisht u anullua nga arbitri.

Kjo ndodh per here te 10-te per Vllaznine ne kete sezon dhe ne rastin e fundit i hoqi nje shans shume te madh per te kapur finalen. Eshte e pashpjegueshme se si ka mundesi qe keto arbitra marrin persiper te minojne investimin e nje presidenti.

Nuk e di a jane te paafte apo e bejne me qellim, por une mendoj se Sokol Jareci duhet te beje nje hap prapa sepse dikush duhet te mbaje pergjegjesi. Jane te pakten 10 raste kur jemi ndeshkuar nga arbitrat, pra jane 30 pike ne loje dhe llogarite se si do kishte qene renditja sot.

Sa i takon Kupes, une mendoj se kemi nje ekip me te mire se Partizani dhe ne ndeshjen e kthimit do te fitojme ne Shkoder dhe do te jete Vllaznia ne finale te Kupes se Shqiperise edhe per kete sezon”- eshte shprehur Neziri.