Humbja e thellë me Vllazninë ka lënë shije të hidhur te tifozët e Dinamos të cilët kanë reaguar ashpër mbi performancën e bluve në fushë.
Një ndër ta ka qenë dhe gazetari i njohur Artan Hoxha i cili njihet si një ndjekës i rregullt i Dinamos dhe kur ‘’nëndetësja’’ luante në kategoritë inferiore. Hoxha ka shpërthyer me anë të një komenti në faqen e Dinamos duke akuzuar drejtuesit se deklaratat për titull janë të pabaza, ndërsa fitoren e Vllazninë e cilësoi si formë të dobët nga ana e kryeqytetasve, jo meritë të shkodranëve.
‘’Dinamo sot tregoi sa i vlen lekura…
Deklaratat e klubit dhe te trajnerit se jane pretendente per titull jane shume te pabaza. Dinamo duhet te luaje per te siguruar separi qe nuk del nga kategoria, sepse Rrogozhina sot eshte siper me 8 pike, pastaj te filloje te mesoje si te mbroje….
Fakti qe i ndodhi kaq shpejt disfata eshte nje mundesi per te nxjerre mesime…
Te rrime shtrember e te flasim drejt, nuk shkelqeu Vllaznia por ishte Dinamo per faqe te zeze…’’, shkruan Artan Hoxha.