Drenica e Bledar Devollit, ishte e pafat në përballjen e sotme ndaj Llapit, që përfundoi me rezultatin 3-3. Deri në minutën e 82-të, skuadra kuqezi, që drejtohet nga trajneri gjirokastrit, ishte duke udhëhequr me rezultatin 1-3, teksa vendasit e Llapit, arritën të shënonin 2 herë në minutat 83 dhe 88, duke dalë nga kjo sfidë me 1 pikë. Ky rezultat ka mërzitur tej mase trajnerin devolli, i cili pas ndeshjes u shfaq i nervozuar, duke u shprehur:

Bledar-Devolli-696×392

“Më vjen të futem në dhomat e zhveshjes dhe t’i kap me grushta dhe shkelma futbollistët. Ata falën gjakun dhe mundin që kemi bërë gjatë gjithë javës, por edhe në këtë përballje. Më vjen inat sepse disa futbollistë akoma nuk e dinë se çfarë force kemi.

Jo cila do skuadër vjen i shënon tre gola këtu. Ne kemi dashur ta mbyllim ndeshjen sa më herët dhe ta vendosnim Llapin poshtë tabelës, pasi e kemi rival direkt për mbijetesë. Megjithatë, unë jam i kënaqur me disa gjëra, ndërkohë me disa gjëra tjera jo, për të cilat na mbetet të punojmë, të marrim pika dhe ta sigurojmë ekzistencën”, deklaroi Devolli.