Tirana ka festuar ditën e djeshme titullin kampion, pas një sezoni shumë të mirë të zhvilluar, sidomos në vitin 2020.

Urimet për bardheblutë kanë qenë të shumta, teksa nuk ka munguar një urim as nga zëvendëskryeministri, Erion Braçe, i cili shprehet s emeritat për titullin i kanë presidenti Refik Halili dhe mesfushori Idriz Batha.

Më tej Braçe nuk harron as ndeshjen e Ballshit, e cila është në hetim, ku shprehet se duhet të bëhet një hetim serioz dhe jo “farsë me brekë të shkurtra”.

Postimi i Erion Braçes:

“Mirëmëngjesi!

Dua te uroj dy kampione per arritjet dhe dua ta bej publikisht;

I pari është Refik Halili; Një njeri qe nuk dorëzohet,

sakrifikon dite pas dite e nuk dorëzohet, ve zemrën ne pune e gare, qetëson, motivon dhe ja del. Arritja e djeshme është fryt i këmbënguljes se tij te gjate 11 vite; U sha, u sulmua, i degjoi, sakrifikoi, vuajti, duroi, nuk u dorëzua!

I dyti është Idi Batha; Kolona e forte, e pa ndalur, ne mesin ekuilibër pa te cilin një trup shkërmoqet dhe, nëse su shkërmoq merita është veç e tij; Beni analiza sa te doni, veçoni golin e atij dhe atij, nëse ishit tek gremina dhe nuk rate, Idi Batha ju tërhoqi me fuqinë e tij; Njihjani meritën se su bën dem!

Tani dy fjale plus; E para, gjithë ju qe na hapni barkun nga mëngjesi ne mëngjes me parti atëherë e sot, me ushtri dje e sot, me ministra dje e president sot, me Vkm dje e Dekret sot, shshshshshtttttt, shihni foton e trete dhe heshtni; Nuk është montazh, ai qe zhargavitet aty ne bar ne foto eshte juaji, me dekret e sistem ne dore.

TIRANA ME TITULLIN

E dyta, kam ndjekur sa kam patur mundësi këtë historinë e fiksimit te rezultatit te ndeshjes Ballshi-Tirana, përfshire ne një xhiro te shëmtuar por jo te vogël bastesh; Kam pritur hetim por ne fakt nga dy përfaqësues te SISTEMIT, u kthye ne gjobe ndaj Refik Halilit! Gjë me te shëmtuar nuk ka, hem si bast e hem si gjobe!

Ajo ndeshje meriton hetim serioz, jo farse me brekë te shkurtra siç është, hetimi duhet te jete i plote e nëse ndeshja ka qene e ndërlidhur me baste ne ketë vend te ndaluara, hetimi duhet te jete penal për përgjegjësit, jo gjobe ndaj drejtuesit; Tirana duhet te refuzoje gjobën e Sistemit me te poshtër ne vend-ai qe zhargavit edhe një president ne bar dhe te pranoje ndershmërisht një hetim te drejte,
te plote e profesional!

Ne fund,

jeta vazhdon, sezoni i ri tjetër muzike!”