Ka startuar në orën 18:00, supersfida e javës së 13-të të Kategorisë Superiore, mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët e Brdariç kryesojnë kampionatin në këto 12 javë, ndërkohë që durrsakët e Edi Martinit, renditen në vendin e dytë.

Duhet të kthehemi shumë pas në kohë për të gjetur një sezon ku Vllaznia është kryesuese dhe Teuta në vend të dytë. Këtë herë është si një ndeshje për titull, paçka se çdo rezultat i mundshëm sot nuk vendos asgjë për verdiktet.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, shkodranët nuk kanë ndryshuar asgjë nga sfida e fundit. Ndërkohë nga ana tjetër Teuta ka qenë e detyruar të bëjë një ndryshim. Todorovksi është i pezulluar me katër kartonë të verdhë dhe në vend të tij trajneri Martini ka zgjedhur Denis Pjeshkën.

59’ GOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Ardit Hoxhaj kalon në avantazh shkodranët pas një aksioni mjaft të bukur, vlonjati ka shmangur portierin Frashëri, duke dërguar topin në rrjetë. Protestojnë durrsakët! Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.