Problemet për “Vllazninë B” s’kanë të sosur. Ndeshja e saj e rradhës jo vetëm që përkon në të njëjtën ditë me atë të Vllaznisë A, madje edhe në të njëjtën orë.
Kjo ka bërë që trajneri Ervis Kraja të “shpërthejë” me një status” në facebook ku shkruan; “Vllaznia B- Korabi në orën 16!
Vllaznia- Luftëtari në orën 16!. Po, a ka ndonjë vend të botës që ndodh kjo gjë?! Po policia si ndahet?
Po ambulanca ku do të shkojë më parë sepse në qytet vetëm një ambulancë kemi? Kjo është për “Guinnes” dhe mendoj se as ato s’do e besojnë.
Mendoj e premtoj se edhe kështu do fitojmë e Korabin do e mundim”- shkruan ai.
Në fakt, pas kërkesës së klubit shkodran për ndryshimin e ditës së zhvillimit të kësaj ndeshjes, FSHF e ka marrë parasysh atë. E ka spostuar për…të shtunën në orën 14.00!!!
Disi e habitshme por ky kampionat po mbaron dhe me siguri që institucioni i futbollit shqiptar për sezonin e ri duhet t’i ndryshojë rregulloret e kampionateve ose të japë urdhër për shkrirjen e ekipeve “B” sepse ndryshe kjo nuk ka kuptim.
© shkodrasport.com